1 / 4

SHITJA E FLOTAVE

Rrjeti ynë i biznesit është gjithmonë i disponueshëm për të përmbushur nevojat dhe dëshirat e klientëve në të gjithë vendin. Ne ofrojmë informacion në kohë për modelet, çmimet si dhe një gamë të tërë shërbimesh, në mënyrë që t'ju ndihmojmë në vendimin e përzgjedhjes së veturës më të mirë PEUGEOT për biznesin tuaj, për një flotë më të vogël të veturave të pasagjerëve ose furgonave.

ZBULO TË GJITHA INFORMACIONET E NEVOJSHME RRETH VETURËS TUAJ KOMERCIALE

Konsultohuni sot me menaxherin tonë të shitjes së flotave.
Dhe zbuloni të gjitha informacionet në lidhje me veturën tuaj komerciale.

POWER ON

100% ELEKTRIKE

Me modelet elektrike PEUGEOT deri në zero emetime karboni. Gama jonë e veturave elektrike mund të plotësojë të gjitha nevojat tuaja: zgjidhni midis një veture urbana ultra-kompakte ose një veture komerciale plotësisht funksionale. Modelet 100% elektrike të PEUGEOT kombinojnë dizajnin inovativ, performancën e jashtëzakonshme mjedisore dhe teknologjitë më të fundit.

508 PEUGEOT SPORT ENGINEERED

Hyni në epokën e PEUGEOT "Neo-Performance"

Shfaqni shpirtin tuaj krijues dhe inovativ pas timonit të sedanit të ri 508 PEUGEOT SPORT ENGINEERED dhe përjetoni të gjitha ndjesitë e performancës së lartë me emetime të ulëta, nga linja e re e produkteve efikase dhe të elektrizuara nën markën e PEUGEOT SPORT ENGINEERED.