Peugeot në Kosovë

PEUGEOT KOSOVA



"Mercom Company" sh.p.k. është themeluar në vitin 1989, "Mercom Company" sh.p.k. që nga 01.01.2009 ka marrë te drejtën ekskluzive nga kompania prestigjioze Automobiles PEUGEOT - Paris, Francë për shitjën e veturave dhe pjesëve rezervë për territorin e Republikës së Kosovës.Njëherit është i vetmi servis i autorizuar nga Automobiles PEUGEOT i cili operon me norma dhe standarde te caktuara nga vet prodhuesi. Stafi i kualifikuar dhe sherbime te nivelit të lartë.

Edhe pse në kohën e krizës Globale financiare vlenë të theksohet se "Mercom Company" sh.p.k. me një punë te palodhëshme arriti te plasoj në rrugët e Kosovës një numër te konsiderueshem të veturave PEUGEOT.

"Mercom Company" sh.p.k. ka filluar investimet kapitale në Blue Box-in (Shtëpia Unike e PEUGEOT) me norma dhe standarde poashtu te percaktuara nga PEUGEOT.Planifikimi i perfundimit të punimeve parashihet të jetë në gjysmën e dytë të viti 2010

Peugeot Kosova është gjithmonë në dispozicionin tuaj.